Gjenden rreth 1 mijë bimë kanabis në qarkun e Shkodrës/ 52-vjeçari shpallet në kërkim, procedohet kryetari i fshatit Ndrejaj

Gjenden rreth 1 mijë bimë kanabis në qarkun e Shkodrës/ 52-vjeçari shpallet në kërkim, procedohet kryetari i fshatit Ndrejaj

Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim një 52-vjeçar për kultivim të lëndëve narkotike dhe ka proceduar penalisht kryetarin e fshatit Ndrejaj për shpërdorim detyre.

Gjatë kontrolleve të zhvilluara në territor, autoritetet gjetën dhe asgjësuan 9,317 bimë të dyshuara si narkotike, të llojit Cannabis Sativa.

Në territorin e njësive administrative Shosh e Pult, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 4403 bimë të dyshuara narkotike, Cannabis Sativa. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Ndrejaj, shtetasin N. V.

Në territorin e njësive administrative Kastrat e Qendër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me DVKM Shkodër, gjetën dhe asgjësuan 347 bimë të dyshuara narkotike, Cannabis Sativa. Gjithashtu, shpallën në kërkim shtetasin A. H., 52 vjeç, pasi dyshohet se kishte kultivuar 46 bimë narkotike në banesën e tij, në fshatin Kamicë.

Në territorin e njësive administrative Shllak e Temal, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën dhe asgjësuan 4547 bimë të dyshuara narkotike, Cannabis Sativa.

Në territorin e njësisë administrative Fierzë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë gjetën dhe asgjësuan 20 bimë të dyshuara narkotike, Cannabis Sativa.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy