
Pronari i një firme është gjetur i pajetë në magazinën e biznesit të tij, autostradën Tiranë-Durrës. N. D., 58 vjeç., u gjet rreth orës 07:40.
Sipas të dhënave të para, nga këqyrja e trupit dhe vendit ku u gjet nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Dyshimet e para janë se 58-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Megjithatë, hetimet që kanë nisur pritet të zbardhin plotësisht ngjarjen.



