Mashtruan një shtetas dhe tentuan t’i marrin 50 mijë €/ Arrestohet i dyshuari i tretë në Tiranë

Mashtruan një shtetas dhe tentuan t’i marrin 50 mijë €/ Arrestohet i dyshuari i tretë në Tiranë

Dy të rinjtë 19 dhe 25 vjeç, të arrestuar ditë më parë në Tiranë, shtireshin si përfaqësues të një personi publik dhe iu kërkon para biznesmenëve.

Ata ranë në pranga pas denoncimit të një biznesmeni, të cilit tentuan t’i marrin përmes mashtrimit shumën 50 mijë euro.

Sot, ndërkaq, Policia e Tiranës ka njoftuar se është bërë e mundur arrestimi i të dyshuarit të tretë, ndërkaq një tjetër është në kërkim.

DVP Tiranë/

Vijon operacioni policor i koduar “Repeat", i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, në DVP Tiranë.

Vihet në pranga një 29-vjeçar, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me 3 shtetas të tjerë (2 të arrestuar gjatë operacionit, 1 në kërkim), për t’i marrë një shumë parash një shtetasi, me anë të mashtrimit.  

Sekuestrohet 1 celular.     

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve ekonomike, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë vijuar operacionin policor të koduar “Repeat”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit K. L., 29 vjeç, banues në Shkodër.

 Ky shtetas dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasit A. Gj. dhe R. B. (të arrestuar) dhe me shtetasin F. L. (në kërkim), për t’i marrë shumën 50 000 euro, një shtetasi, nëpërmjet mashtrimit, duke u prezantuar si përfaqësues të një personi publik.   

 Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 celular. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy