Dy persona janë vënë në prangat e Policisë Kufitare Morinë, pasi tentuan të kontrabandojnë drejt Shqipërisë lëndë piroteknike.
Në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në vijën e dytë, gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin Xh. L., dhe pasagjer shtetasin L. G., janë gjetur dy kuti të mëdha me lëndë piroteknike, pa faturë shoqëruese, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Kukës arrestuan në flagrancë L. G., 20 vjeç, banues në Durrës dhe Xh. L., 19 vjeç, banues në Vorë.
Ndaj të ndaluarve materialet iu referuan Prokurorisë së Kukësit për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.



