
Një person i cili përfitoi shuma parash duke mashtruar pronarët e dy subjekteve tregtare dhe përdori një shtetas të mitur për të marrë paratë, është vënë në prangat e policisë së Gramshit.
Për këtë rast, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gramsh, u kap dhe u ndalua me iniciativë shtetasi G. S., 21 vjeç, banues në Gramsh.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 21-vjeçari ka përfituar shuma parash duke mashtruar nëpërmjet celularit, pronarët e dy subjekteve tregtare, në qytetin e Gramshit, dhe ka përdorur një shtetas të mitur, për të marrë paratë e përfituara me anë të mashtrimit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Shtytja e të miturit në krim”.



