Aksidentohen 2 makina në Lezhë, plagosen rëndë dy persona

Aksidentohen 2 makina në Lezhë, plagosen rëndë dy persona

Aksident me pasojë dy persona të plagosur është regjistruar pak minuta pas mesnate në rrugën që lidh Talen me superstradën Lezhë-Milot. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ura e Prekanit, ku dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën e për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona. Burime bëjnë me dije se të plagosurit kanë mbetur të bllokuar për disa minuta në makinë dhe për nxjerrjen e tyre u desh ndërhyrja e zjarrfikësve. Dy të plagosurit më pas janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore ku mësohet se janë nën kujdesin e mjekëve. Policia dhe grupi hetimor në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy