
Një 49-vjeçar me inicialet F. Ç. është ndaluar nga policia në Tiranë.
Dyshohet se ai ka ngacmuar seksualisht tre shtetase, ndërsa ishte në gjendje të dehur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 ndaluan me iniciativë shtetasin F. Ç., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke qenë në gjendje të dehur dyshohet se ka ngacmuar seksualisht tre shtetase”.
Materialet i kaluan Prokurorisë.



