Shisnin lëndë narkotike në lokal, arrestohen babë e bir në Fier

Shisnin lëndë narkotike në lokal, arrestohen babë e bir në Fier

Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Fierit pasi janë kapur duke shitur lëndë narkotike në lokal.

Bazuar në informacione të marra në rrugë policore, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca Operacionale në DVP Fier u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Doses” në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit Arben Dane 55 vjeç dhe Denis Dane, 27-vjeç, babë e bir.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen “Liri”, Fier, në lokalin në pronësi të shtetasit Arben Dane, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin u kapën duke shitur lëndë narkotike në doza.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 2 kg lëndë narkotike cannabis sativa, një pjesë e të cilës ishte e ndarë në 258 doza gati për shitje, një peshore elektronike që shërbente për ndarjen e lëndës narkotike në doza dhe dy aparate celularë.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme procedurale për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy