“Janë inspiruesit e krimit”, Softa: Funksionarët e lartë që kanë kryer krim të përjashtohen nga amnistia

“Janë inspiruesit e krimit”, Softa: Funksionarët e lartë që kanë kryer krim të përjashtohen nga amnistia

Eksperti i kriminologjisë, Fatjon Softa i ftuar në emisionin Fakt Check foli për amnistinë dhe kush janë përfituesit e saj. Softa tha se një nga arsyet pse është rikthyer amnistia është sepse burgjet janë tej mbushur dhe në këtë mënyrë do të lirohen ambientet dhe kostot.

Ndërkohë lidhur me përfituesit e amnistisë, Softa tha se duhet të përjashtohen personat që kanë kryer vrasje, përdhunime, korrupsion dhe krimet e kryera nga funksionarët e lartë, pasi sipas tij ata janë inspiruesit e krimit.

“Amnistia dhënë disa herë në disa vite, kjo e fundit e cila vjen në bazën të ligjit të miratuar në Kuvend. Finalja është mbipopullimi I këtyre burgjeve.

Tejmbushje të burgjeve dhe kjo amnisti mund të lehtësoje lirimin e ambienteve dhe uljen e kostos. Jo çdo lloj kategoria mund të përfitojë, amnisti të tilla ndodhin dhe në vende të tjera, por disa vepra penale të rënda nuk duhet të preken.

Shqipëria ka pas një marrëveshje me Anglinë për të sjellë të burgosurit në Shqipëri. Qelitë nuk do të mbeten bosh kurrë.

Është një lloj mendimi që ndikon në anën psikologjike të këtyre personave. Burgu ka dhe rehabilitimin dhe është një gjë e rëndësishme. Ky riedukim është një problem madhor. Ata që dalin nuk besoj se punësohen për të shitur lule, por do të merren sërish për të shitur lëndë narkotike. Nëpër burgje duhet të dërgohen psikolog.

Krimet që nuk duhet të përfitojnë amnisti janë përdhunimi, vrasja, korrupsioni dhe krimet e funksionarëve të lartë, pasi janë inspiruesit e krimit.”, u shpreh Softa.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy