Gjendet i vdekur teknologu i humbur i uzinës së Ballshit

Gjendet i vdekur teknologu i humbur i uzinës së Ballshit

Teknologu i Uzinës së Ballshit mund të jetë vrarë. Në trupin e tij janë gjetur shenja dhune.

Policia e Fierit ka nisur hetimin për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së 57-vjeçarit të zhdukur dy javë më parë në Mallakastër. Shefo Duraj u zhduk pa lënë gjurmë pasi doli nga turni i tretë në uzinën e Ballshit ku punonte prej 20 vitesh. 

Trupi i tij u gjet mbrëmjen e së martës në pyllin e fshatit Kalenjë në gjendje të dekompozuar por paraprakisht ekspertët thanë se viktima nuk ka vdekur për shkaqe natyrale, - shkruan AbcNews. 

Në kokë janë vërejtur plagë dhe fraktura të kafkës ndaj ekspertët mjeko-ligjorë po kryejnë kqyrje të hollësishme për të sqaruar rrethanat e vdekjes. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy