
Nën akuzën se lejuan dhe favorizuan ndërtimet pa leje, arrestohen 15 zyrtare në Sarandë.
Mes të arrestuarve mësohet se ka staf të bashkisë së qytetit bregdetar, staf të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit dhe të Hipotekës.
Të ndaluarit akuzohen se kanë lejuar dhe favorizuar ndërtimet në Ksamil, në qytet dhe në zonën e plazheve.
Mes të ndaluarve janë tre ish-drejtorë të Hipotekës Sarandë, me emrat Aida, Andri Dhima dhe Kozeta Statha.
Sakaq të arrestuarit e tjerë janë Mariel Murati, Ina Papa, Erald Lika, Denis Balili, Ermen Stroka, Viktor Qesari, Manushaqe Saliko, Oltion Durmishi, Andri Dhima, Aida Demi, Kozeta Statha dhe Tonin Simoni.
Detajet e këtij operacioni nuk dihen ende, ndërkohë që hetimet janë në vijim.



