
Një aksident ndodhi në Maminas të Durrësit, ku një 41-vjeçar me inicialet A.S, përplasi motorin me drejtues shtetasin V. H., 30 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar shtetasit V. H. dhe 15-vjeçari K. R., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Në njoftim thuhet:
Në Maminas, Durrës, automjeti me drejtues shtetasin A. S., 41 vjeç, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin V. H., 30 vjeç. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar shtetasit V. H. dhe shtetasi i mitur K. R., 15 vjeç (pasagjer në motomjet), të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”.



