Sezoni veror/ Hapen 29 qendra shëndetësore verore për turistët në vend

Sezoni veror/ Hapen 29 qendra shëndetësore verore për turistët në vend

Në nismë të sezonit turistik në zonat turistike të vendit janë hapur 29 qendra shëndetësore, për të garantuar kujdes shëndetësor cilësor për pushuesit dhe turistët që do të frekuentojnë Shqipërinë këtë sezon veror.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, së bashku me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, kanë inspektuar qendrën shëndetësore verore Currila, në Durrës, ku ka bërë të ditur hapjen e qendrave shëndetësore verore në pikat turistike bregdetare dhe malore në të gjithë vendin, me shërbim 24/7 për pushuesit, duke filluar nga data 15 qershor deri në 15 shtator.

Janë 8 vite që qendrat shëndetësore verore nga veriu në jug, në bregdet, por edhe në zonat malore, ku gjithashtu numri dhe fluksi i turistëve dhe i pushuesve rritet, kemi mundësuar që përgjatë gjithë sezonit turistik, duke filluar nga qershori dhe deri në shtator, të garantojmë kujdesin shëndetësor, dhe që turisti apo pushuesi edhe qytetarët që banojnë në këto zona të mund të marrin një shërbim më të shpejtë, ne kemi vendosur që këto qendra të vijojmë t’i kemi të hapura përgjatë gjithë sezoni turistik. Shërbimi shëndetësor në qendrat shëndetësore verore është 24 orë. Ekipet janë të përgatitura sepse janë dhe të trajnuara nga stafi i Urgjencës Kombëtare. Dhe nuk janë pak, por janë mbi 160 mjekë dhe infermierë të atashuar që punojnë dhe do të punojnë përgjatë gjithë sezonit në qendrat shëndetësore verore.

Duke bëre me dije se këtë vit pritet një rritje e numrit të turistëve në vendin tonë, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, tha se duhet të informojmë sa më shumë turistët që këto qendra shëndetësore verore ekzistojnë, teksa foli për kontratat e nënshkruara me vrojtuesit e plazheve.

Duhet ta bëjmë sa më të shpeshtë informimin që këto pika shërbimi shëndetësor ekzistojnë. E gjithë ideja është që vërtet të hapim dyert për një turizëm të shtuar, por nga ana tjetër të marrim dhe masat për sigurinë dhe në këtë drejtim, e kemi taksative që për të gjithë stacionet e plazhit dhe jo më larg se dje i kemi mbyllur më shumë se 558 kontrata për stacionet e plazhit, ku kontrata me vrojtuesin e plazhit është absolutisht e domosdoshme dhe ne do ta monitorojmë gjatë gjithë kohës.

Janë 29 QSH verore 24 orëshe të hapura në të gjithë vendin, nga veriu në jug, nga zonat turistike malore në bregdet përgjatë sezonit turistik veror gjatë periudhës 15 Qershor–15 Shtator.

 Në veri funksionojnë 8 qendra shëndetësore, nga të cilat katër janë në zonat turistike malore (Valbonë, Razëm, Tamarë dhe Theth) dhe katër të tjera në plazhet Velipojë, Rrjollë, dhe Shëngjin e Tale në Lezhë. Në Durrës funksionojnë 4 qendra shëndetësore, konkretisht në plazhet Gjiri i Lalzit, Currila, Plazhi i vjetër dhe Shkëmbi i Kavajës, ndërsa në Kavajë funksionojnë qendrat 24 orëshe në plazhet Golem dhe Mali i Robit.

Në rajonin e jugut funksionojnë gjithsej 14 qendra shëndetësore verore, të cilat kanë vendndodhjen përkatësisht: Në Pogradec; në Lushnjë në plazhin e Divjakës; Në Fier në plazhin Darëzezës; Në Vlorë në katër plazhe, konkretisht në Zvërnec, Plazhi i vjetër Vlorë, Radhimë, Orikum. Në Bashkinë Himarë në 6 plazhe, konkretisht në: Palasë, Dhërmi; Drimadhes, Himarë, dhe Qeparo. Në Sarandë në plazhet Borsh, Ksamil i vjetër dhe Ksamil i Ri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy