
Një 74-vjeçare është përplasur nga një motomjet rreth mesditës së sotme në lungomare në Vlorë.
Bëhet me dije se 74-vjeçarja ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes duke e braktisur dhe motorin e tij.
Njoftimi i policisë: Vlorë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 12:45, në lungomare, një motomjet ka aksidentuar këmbësoren shtetasen H. Sh., rreth 74 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit, i cili ka braktisur motomjetin dhe është larguar nga vendngjarja.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



