Përmbaruesit shkojnë në hotelin e tyre për ekzekutimin e vendimi, babë e bir i kapin me grushte

Përmbaruesit shkojnë në hotelin e tyre për ekzekutimin e vendimi, babë e bir i kapin me grushte

Dy përmbarues gjyqësorë të cilët iu kishin shkuar në ambientet e hotelit të tyre në Librazhd, për të ekzekutuar një vendim civil për dëmshpërblim, janë dhunuar nga babë e bir, të cilët i kanë goditur me grushte. Pas marrjes së njoftimit se në ambientet e një hoteli në fshatin Mirakë, dy shtetas kishin goditur me grushte, për shkak të detyrës, dy përmbarues gjyqësorë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve përgjegjës. Për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit M. H., 50 vjeç dhe N. H., 24 vjeç, babë e bir, të dy banues në Elbasan, pasi dyshohet se për shkak të detyrës, kanë goditur me grushte dy përmbarues gjyqësorë, të cilët kishin shkuar në ambientet e hotelit të dy shtetasve të arrestuar, për të sekuestruar pajisje të këtij hoteli, në zbatim të një vendimi civil të vitit 2014, të Gjykatës së Elbasanit, me objekt dëmshpërblimin e shtetasve të tjerë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy