Pranga specialistëve të Tatimeve, u denoncuan për korrupsion

Pranga specialistëve të Tatimeve, u denoncuan për korrupsion

Policia arreston dy inspektorë të Tatimeve, që u denoncuan në një emision investigativ, pasi u kapën duke marrë para. Ata janë specialistë të Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Tiranë.
 
Njoftimi i policisë:
 
Sot më datë 27.09.2016, nga Seksioni për Korrupsionin në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore Task Force në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, bazuar në  pamjet filmike të transmetuara në një emisionin investigativ u bë  ndalimi i shtetasve: Albert Cako, 43 vjeç, me detyrë inspektor në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Tiranë. Anxhelo Sida, 29 vjeç, me detyrë Specialist në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Tiranë.  Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se këta shtetas, i kanë kërkuar dhe marrë shumën prej 20.000 lekë, shtetasit R. R., në këmbim të mos vendosjes së masës administrative dhe mbylljes së aktivitetit. Gjithashtu në kuadër të këtij hetimi është bërë shpallja në kërkim e shtetasit S. K. dhe proceduar në gjendje të lirë shtetasja M. K., për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga Neni 248–25 i Kodit Penal. Si dhe shtetasi R. R., pronar i aktivitetit, është proceduar në gjendie të lirë për veprën penale “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”, parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal. Materialet proçeduriale i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të “shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga Neni 248-25 i Kodit Penal.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy