Gramsh, tentohet të rrëmbehet një vajzë 18-vjeçare

Gramsh, tentohet të rrëmbehet një vajzë 18-vjeçare

Një vajzë 18-vjeçare është tentuar të rrëmbehet një ditë më parë në Gramsh, teksa nddohej në shtëpinë e saj.

Si të dyshuar policia arrestoi një 38-vjeçar, i cili iu fut me forcë në banesë dhe tentoi që ta rrëmbejë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 38 vjeç, banues në Gramsh.

Arrestimi i tij u bë pasi ka kallëzuar një 18 vjeçare, se 38-vjeçari i është futur pa dëshirë në banesë, e ka goditur me shpullë dhe ka tentuar ta marrë me forcë.

Nga verifikimet e kryera menjëherë pas kallëzimit, rezultoi se shtetasi E. K., është dhe me precedent penal në fushën e vjedhjes.

Në drejtimin e Prokurorisë po punohet për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të këtij rasti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy