Hidrovori në Porto Romano, Prokuroria sekuestron dokumentet e ndërtimit

Hidrovori në Porto Romano, Prokuroria sekuestron dokumentet e ndërtimit

Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar të hënën dokumentet që lidhen me ndërtimin e hidrovorit të ri në Port Romano me vlerë 19 milionë euro.

 

Burime pranë grupit të hetimit bëjnë me dije se është bërë sekuestrimi i dokumenti “Hartim i studimit të projektit për rehabilitimin e infrastrukturës së rrjetit të kullimit në zonën e Porto Romanos-Kënetë dhe sistemi i rrjetit të ujërave të shiut në zonën urbane të qytetit të Durrësit| në kuadër të procesimit të rindërtimit me fond limit 87 milionë lekë.

 

Gjithashtu është marrë pranë Bashkisë së Durrësit edhe e gjithë procedura tenderuese për hidrovorin dhe dokumentet e zbatimit të projektit.

 

Sipas burimeve të Prokurorisë, ka dyshime se hidrovori nuk ka funksionuar dhe për pasojë janë shkaktuar edhe përmbytjet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy