
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lezhë. Mësohet se një makinë me drejtuese një 44 -vjeçare, në dalje të Lezhës, ka përplasur një këmbësor.
Pas aksidentit, i plagosuri është dërguar në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.
Ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia së bashku me grupin hetimor, për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.



