
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Korçë-Pogradec.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë ka mbetur i plagosur një person. Ai është dërguar drejt spitalit të Korçës, ku mësohet se është në gjendje të rëndë.
Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



