I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 28-vjeçari në Gjirokastër

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 28-vjeçari në Gjirokastër

Policia e Gjirokastër ka arrestuar me qëllim ekstradimi një 28-vjeçar me iniciale O.L. pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Bëhet me dije se Gjykata e Torinos në Itali i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Pjesëmarrja në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve”.

Njoftimi: DVP Gjirokastër

Arrestohet përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar  O. L., 28 vjeç, banues në Memaliaj.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Torinos, Itali, me vendimin e datës 17.11.2021, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Pjesëmarrja në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve", parashikuar nga legjislacioni penal i Italisë.

Ky shtetas dyshohet se nga viti 2017 deri në vitin 2019, duke qenë pjesë e një organizate kriminale me qëllim trafikimin e narkotikëve (Hollandë, Gjermani, Spanjë dhe Itali) ka trafikuar sasi të konsiderueshme kokaine dhe marijuane që vinte në portet e ndryshme të Evropës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy