
Aksident i rëndë me pasojë një person të vdekur është regjistruar mesditën e sotme në Fier.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:45, në fshatin Zharrëz, Patos, ku E. S., 33 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin tip "Opel" është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A. H., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Zharrëz.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, ndërsa është shoqëruar në komisariat drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale.
Policia dhe grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



