Kapen me automatik e heroinë në lokal, arrestohen babë e bir në Korçë

Kapen me automatik e heroinë në lokal, arrestohen babë e bir në Korçë

Një tjetër rast i goditjes së veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së drogërave të forta është finalizuar nga Policia e Korçës. Sipas burimeve të policisë, në pranga janë vënë dy shtetas, babë e bir, ndërsa është sekuestruar një armë zjarri tip automatik, një krehër me 13 fishekë, sasi droge heroinë dhe kanabis të ndara në doza, gati për shitje.

Finalizimi i operacionit të koduar “Parandalimi”, çoi në arrestimin e shtetasve me inicialet I. L., 43 vjeç dhe djalit të tij A. L., 25 vjeç, banues në Korçë.

Blutë e Shkodrës bëjnë të ditur se në bazë të informacioneve se shtetasit e mësipërm posedonin armë pa leje dhe ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së drogave të forta, shërbimet e policisë organizuan veprimet dhe ushtruan kontroll në lokalin në përdorim prej tyre në lagjen nr. 15, Korçë. Në këtë ambient, u gjet një armë zjarri tip automatik (me fishekë në fole), një krehër me 13 fishekë dhe një sasi lëndë e dyshuar narkotike heroinë. Gjithashtu gjatë kontrollit të mëtejshëm të ushtruar në banesën e tyre, u gjet një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy