Pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës, arrestohet në Durrës 23-vjeçari i kërkuar nga Italia

Pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës, arrestohet në Durrës 23-vjeçari i kërkuar nga Italia

Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar të koduar “Fast”, duke arrestuar në Durrës një 23-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

 

Në pranga ka rënë Latif Biba, 23 vjeç, i cili kërkohej nga drejtësia italiane për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Grupi kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike”.

 

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, operacioni u zhvillua nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania) në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas një shkëmbimi intensiv informacioni mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës.

 

Autoritetet bëjnë me dije se Gjykata e Breshias kishte lëshuar në muajin mars 2026 një urdhër arresti ndaj 23-vjeçarit, i dyshuar si pjesëtar i një grupi kriminal me aktivitet në prodhimin, shitjen dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

 

Pas lokalizimit dhe arrestimit të tij në Durrës, Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët italianë për finalizimin e procedurave të ekstradimit të të riut drejt Italisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy