Fshihnin kokainën në trungun e pemës/ Si e trafikojnë drogën shqiptarët në Itali

Fshihnin kokainën në trungun e pemës/ Si e trafikojnë drogën shqiptarët në Itali

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet italiane, pasi trafikonin lëndë narkotike të llojit kokainë. Sipas mediave italiane, të arrestuarit e fshihnin kokainën në një trung peme, të cilën më pas e trafikonin në zona të ndryshme të qytetit ku edhe jetonin.

Ishin lëvizjet e tyre të dyshimta pranë një trungu peme që kalonte përgjatë rrugës Peneto, që ngriti dyshime te skuadra e policisë. Shërbimet e vëzhgimit kishin filluar prej ditësh, gjatë së cilës agjentët kishin vërejtur një shqiptar i cili, pasi kishte parkuar makinën e tij në një pozicion të izoluar, në rrugën që të çonte në fshatin e vogël të Peneto, hyri në korije dhe u kthye pas disa minutash.

Sapo vajti afër një peme ai nxori një pako të rëndë dhe e fshehu atë në bagazh. Menjëherë më pas u kthye në makinën që e priste jo shumë larg. Sapo të dy u larguan, agjentët shkuan te pema. Një vështrim ishte i mjaftueshëm për të konfirmuar hipotezën hetimore, në zgavër ishte një zarf i mbështjellë me shirit ngjitës, ndërsa brenda u gjet mbi një kilogram e 300 gramë kokainë, një substancë që ishte shumë e pastër dhe me cilësi të shkëlqyer e cila do të sillte mijëra doza në shitje në sheshet italiane dhe do të kishte dhënë mbi njëqind mijë euro. Të dy shqiptarët, njëri 33 dhe tjetri 35 vjeç u arrestuan në veprimtari kriminale me qëllim tregtinë e drogës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy