
Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e dhënë nga shkalla e parë e gjyqësorit, për Vladimir Kurtin, duke e dënuar me burg përjetë.
Kurti akuzohet për krimin e ndodhur në prill të vitit 2018, në zonën e Kamzës, kur ekzekutoi me armë zjarri Agim Bucin dhe plagosi gruan e tij.
Me 26 vite burg u dënua edhe bashkëpunëtori i tij Rruzhdi Hodaj. Gjithë skena e krimit ndodhi në sy të djalit 6-vjeçar të çiftit Buci.
Ndonëse u shoqëruan në polici menjëherë pas ngjarjes, Kurti dhe Hodaj u liruan, pas dëshmive fillestare.
Por përgjimi i një bisede telefonike, çoi në prangosjen e tyre teksa flisnin për fshehje provash.
Nga verifikimet e kryera, Kurti rezultoi person me precedent penal, i dënuar edhe më parë për vjedhje.



