
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Korçë, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Dritat e Verdha”, ndërsa një nga automjetet ka dalë nga rruga duke u përplasur me pemën.
Sipas informacioneve paraprake, nga aksidenti fatmirësisht nuk ka asnjë person të plagosur, por vetëm dëme materiale.
Efektivët e policisë shkuan në vendngjarje dhe nisën hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



