
Policia e Tiranës ka njoftuar arrestimin e një 33-vjeçareje pasi e njëjta ushtronte vazhdimisht dhunë ndaj bashkëshortit të saj 35-vjeçar.
Mësohet se gruaja kishte lënë takim më 31 gusht me bashkëshortin tek Ura e Institutit, por në vend të saj kanë shkuar dy persona të paidentifikuar, të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj 35-vjeçarit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasen E. S., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi në mënyrë të vazhdueshme dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetuesit të saj, 35 vjeç, banues në Institut.
Më datë 31.08.2024, 33-vjeçarja ka lënë një takim me bashkëjetuesin e saj në afërsi të Urës së Institutit, dhe në vendtakimin e caktuar, kanë shkuar dy persona ende të paidentifikuar, të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj 35-vjeçarit, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ndodhet në spital, në spital në kujdesin e mjekëve.



