
Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi gjykim të shkurtuar për Arbër Çekajn, pronari i kompanisë "Arbri Garden" në kontenierët e bananeve ku u gjetën 613 kg kokainë.
Raportohet se Çekaj ka kërkuar që së bashku me të të përfitojnë gjykim të shkurtuar edhe dy të arrestuarit e tjerë Armando Pezaku e Donaldo Lushaj. Prokurori i çështjes, Ervin Kondili ka deklaruar se Arbër Çekaj kishte si qëllim eksportimin e drogës nga Kolumbia në Shqipëri. Ndërsa Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku janë përzgjedhur prej Çekaj për transportin e kokainës.
Kujtojmë që Çekaj u arrestua nga policia për pritjen e 614 kg kokainë në Portin e Durrësit në vitin 2018. Droga ishte fshehur në kontenierë, ndërsa Çekaj përdorte emrin e kompanisë së tij të importit të frutave për të fshehur transportin e drogës.
Ai u arratis nga Shqipëria duke ndërruar mbiemrin nga Arbër Çekaj në Arbër Jansen. Në shkurt të 2018, ai kap në flagrancë nga policia gjermane në një banesë dykatëshe. Disa javë më parë, autoritetet gjermane pranuan kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e 39-vjeçarit.
Seanca e radhës ku do të jepen konkluzionet e Prokurorisë, do të zhvillohet në 15 tetor.



