Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Burrel-Klos, në vendin e quajtur "Ura e Shulbatrrës".
Furgoni i drejtuar nga shtetasi me iniciale L.D, 52 vjeç, ka përplasur të miturin 4-vjeçar.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 4-vjeçari ka qenë duke kaluar rrugën dhe për shkak të plagëve, është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë, pasi është në gjendje kritike për jetën.
Njoftimi i policisë:
Klos/ Informacion paraprak
Në aksin rrugor Klos-Burrel, shtetasi L.D., 52 vjeç, duke drejtuar automjetin tip furgon, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke aksidentuar një shtetas të mitur, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.



