Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë, tre të plagosur

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë, tre të plagosur

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë.

Një automjet i llojit “Mahindra” është përplasur me automjetin tip “Peugeot” dhe për pasojë janë tre persona, të cilët po marrin ndihmë mjekësore.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 12.11.2023, rreth orës 14:40, në aksin rrugor "Pogradec-Qafë Thanë" pranë fshatit Udënisht, automjeti tip "Mahindra" me drejtues shtetasin P. Sh., është përplasur me automjetin tip "Peugeot" me drejtues shtetasin Sh. A. 55 vjeç, banues në Elbasan.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip "Peugeot" shtetasi Sh. A., pasagjerja në këtë automjet shtetasja A. A., 48 vjeçe, banuese në Elbasan, si dhe pasagjeri i automjetit tip "Mahidra", shtetasi N. L., 72 vjeç, të cilët u dërguan për mjekim në spital. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy