
Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës, të kapur me lëndë narkotike të llojit kokainë.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve S. L., 34 vjeç, dhe M. B., 48 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Prangosja e tyre u bë pasi gjatë kontrollit të mjetit me të cilin këta shtetas udhëtonin, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë.
Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë Tiranë, për ndjekje të mëtejshme.



