Trafik kokaine nga Gjermania në Itali, Bregu tregon çfarë ka ndryshuar te rrjetet shqiptare

Trafik kokaine nga Gjermania në Itali, Bregu tregon çfarë ka ndryshuar te rrjetet shqiptare

Gazetari Sokol Bregu foli në Mcn Live mbi arrestimin e tre personave në Vlorë që ishin pjesë e një rrjeti që kryente trafik kokaine nga Gjermania në Itali. Bregu vë në dukje se ka një ndryshim te rrjetet shqiptare, që transportojnë tanimë sasi të vogla kokaine, për të shpëtuar nga goditjet e ngarkesave të mëdha. Bregu bën me dije se vitin e kaluar në vendet e BE janë arrestuar 2000 shqiptarë, kryesisht për trafik droge.

Është një operacion ndërkombëtar, për llogari të shtetit Italian. Hetimet i bën Prokuroria e Bolonjës. Prokuroria e Bolonjës dhe Firences janë ato që kryejnë më shumë hetime për shqiptarët. Sepse në vendet më të pasura atje ka më shumë treg të kokainës. Është në vazhdën e operacioneve të tjera në bazë të përgjimeve që kryejnë homologët tanë. Policia shqiptare i është përgjigjur me tre arrestime në Vlorë. Nuk është ndër rrjetet më të mëdha, por është i konsiderueshëm kur trafiku javor i kokainës ishte 26 kg. Kjo është një ndryshim i rrjeteve shqiptare. Jo vetëm shqiptare sepse është rrjet ndërkombëtar. Ata transportojnë aq sa duhet brenda javës, kjo i shpëton nga goditjet e ngarkesave të mëdha që do t’i jepte goditje të madhe grupit. Europoli, Policia e BE e theksojnë që shqiptarët e kanë pritshmërinë e duhur, prandaj kanë sukses në trafik.  Nuk janë si trafikantët e BE që kërkojnë një pasurim të shpejtë.

Vitin e kaluar në vendet e BE u arrestuan 2000 shqiptarë, kryesisht për trafik droge. Kurrkush nuk mund të japë një ide të qartë, kush është trafikant i madh dhe i vogël, cili është roli i njërit dhe tjetrit dhe si ndahen këto para. Janë të gjithë të përfshirë, kjo është ëndrra e shqiptarëve sot. Në këtë shifër që unë përmenda, pjesa më e madhe është në Greqi dhe Britaninë e Madhe. Në Britaninë e Madhe merr një dënim 3 vjet edhe nëse je shitës i madh, nëse je shitës i vogël dënohesh edhe 6 muaj. Në Belgjikë në këmbim të 5 mijë eurove je i lirë. Kur lidhet me një trafik jo ndërkombëtar droge. Kjo e Vlorës është krijim i organizatës kriminale, sepse lidhet me tre shtete, aktivitet nga Amerika Latine, dhe zbret në Gjermani dhe Itali. Nuk kapen më sasi të mëdha, edhe paratë cash janë ulur, duke ditur që mund të jenë objekt i përgjimeve të ardhura nga Sky dhe Enkrochat. Ata do të akuzohen për krijimin e organizatës kriminale që në Itali fillon nga 15 vjet. A do ketë të penduar? Zakonisht në këto akuza ka të penduar, sepse rrezikon dënime të mëdha burgu”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy