
Një makinë është përfshirë nga flakët në lagjen ‘9 nëntori’ në Delvinë.
Burime policore bëjnë me dije se ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet i markës “Suzuki”, në pronësi të shtetasit L. K., banues në Delvinë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.



