Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka bërë të ditur se mbrëmë është gjetur e pajetë në banesë shtetasja Q. B., 58 vjeçe.
E ndjera dyshohet se është vetëvarur në shtëpi.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.



