Pas përfundimit të seancës avokati i ish-deputetit demokrat Ervin Salianji, Ledio Braho, në një prononcim për mediat ka pohuar se seanca është shtyrë disa ditë pasi IEVP Fier, nuk kishte dërguar raportin e vlerësimit.
Besoj se do të ketë dy seanca deri në marrjen e një vendimi ka thënë Braho dhe ka pohuar se është në të drejtën e tij për të fituar lirin, edhe pse “nuk bëjmë dot orakullin për proceset gjyqësore në Shqipëri”.



