Një shtyllë e tensionit të ulët është rrëzuar në fshatin Guras të Pogradecit.
Mësohet se kjo është një linjë private dhe se nuk evidentohen abonente pa energji elektrike. Ekipet e OSHEE ndodhen në terren për të monitoruar situatën nga afër.
Saktësojmë që pavarësisht stuhisë së madhe energjia elektrike vijon të jetë e pandërprerë në të gjithë zonat përveç zonës së Linit ku u bë një stakim për rreth 20 minuta për shkak të zjarrit në fshatin Pojskë.



