Ushtronte prostitucion në një apartament me qira, arrestohet 51-vjeçarja nga Vietnami

Ushtronte prostitucion në një apartament me qira, arrestohet 51-vjeçarja nga Vietnami

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, si rezultat i hetimeve të kryera në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, me qëllim dokumentimin e një tjetër rasti të përshtatjes së apartamenteve të marra me qira, për ushtrim të prostitucionit, finalizuan operacionin e koduar “Foleja 3″, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasja vietnameze, Th. H., 51 vjeçe.

Nga hetimet rezultoi se ajo ushtronte prostitucion, në një apartament të marrë me qira, në rrugën “Mine Peza”.

Poshtu jane sekuestruar shuma parash dhe 1 celular.

Në vijim të operacionit, nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas që dyshohet se kanë përfituar nga kjo veprimtari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy