Asgjësohen 600 bimë kanabis në Balldre

Asgjësohen 600 bimë kanabis në Balldre

Policia e Lezhës ka asgjësuar nëpërmjet djegies, 600 bimë narkotike kanabis sativa që u gjetën të kultivuara në tokë në fshatin Malecaj. Në total, gjatë fazave të mëparshme në të gjithë qarkun, janë asgjësuar 17 009 bimë narkotike kanabis sativa. Njoftimi i policisë: DVP Lezhë/Intensifikohen kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, në vijim të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Imazhi”. Finalizohet faza e 14-të e këtij megaoperacioni, si rezultat i shtimit të grupeve të kontrollit nga toka dhe monitorimit me dronë të Policisë. Asgjësohen nëpërmjet djegies, 600 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në tokë, në fshatin Malecaj. Në total, gjatë fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, në të gjithë qarkun, janë asgjësuar 17 009 bimë narkotike cannabis sativa. Shërbime të Policisë së Lezhës kanë vijuar kontrollet intensive antikanabis, me patrullime nga toka dhe nëpërmjet monitorimit me dronë, duke patur prioritet zonat e thella malore të qarkut, me risk përsa i përket kultivimit të bimëve narkotike. Nga këto kontrolle u finalizua faza e 14-të e megaoperacionit policor të koduar “Imazhi”, si rezultat i së cilës, në fshatin Malecaj, njësia administrative Balldre, janë gjetur të kultivuara në tokë, në prona publike, 600 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies. Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të këtyre rasteve të kultivimit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy