I dënuar me 8 vite burg në Itali/ Arrestohet 31-vjeçari në Krujë

I dënuar me 8 vite burg në Itali/ Arrestohet 31-vjeçari në Krujë

Policia e Krujës ka njoftuar se në kuadër të operacionit policor të koduar “Trieste”, për kapjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar, ka arrestuar 31-vjeçarin e dënuar me mbi 8 vjet burgim, për vjedhje në rrethana rënduese, në Itali.   

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për lokalizimin dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Tirana, në kuadër të operacionit policor të koduar “Trieste”, kapën dhe arrestuan përkohësisht, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasin:  

-Nikoll Dobrozi, 31 vjeç, banues në Krujë.

Gjykata e Apelit Trieste, Itali, e ka dënuar këtë shtetas, me 8 vjet, 4 muaj e 10 ditë burgim, për veprën penale "Vjedhja në rrethana rënduese", nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 7 vjet, 7 muaj e 20 ditë.

Në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana, vijon puna për ekstradimin e 31-vjeçarit, drejt Italisë. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy