Tentuan të trafikojnë drogë drejt Kosovës, dy persona kapen në Kukës me armë dhe eksploziv

Tentuan të trafikojnë drogë drejt Kosovës, dy persona kapen në Kukës me armë dhe eksploziv

Goditet një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike në Kukës, një rast i kultivimit të bimëve narkotike dhe një rast në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Pas një hetimi 1-mujor, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë policore, se një person do të trafikonte një sasi lënde narkotike drejt Kukësit, me destinacion Kosovën, efektivët e policisë organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Cooperation”.

Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i P. A., 47 vjeç, banues në fshatin Brekije, Kukës dhe F. K., 36 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit F. A., vëllai i shtetasit P. A. Gjatë operacionit, në hyrje të qytetit të Kukësit, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin P. A., në të cilin, gjatë kontrollit, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 6 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Më pas, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit P. A., shërbimet e policisë gjetën një sasi municioni luftarak, ndërsa në afërsi të banesës së vëllait të tij, shtetasit F. A., gjetën rreth 1 kg lëndë të dyshuar eksplozive.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në territorin përreth banesës së shtetasit F. K., në fshatin Dardhas, shërbimet e policisë gjetën bimë të dyshuara narkotike, që dyshohet se janë kultivuar nga ky shtetas.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, municioni luftarak, lënda eksplozive dhe dy automjete.

Aktualisht vijojnë hetimet për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë Kukës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy