Aksident i rëndë në Cërrik, makina përplas për vdekje 60-vjeçarin

Aksident i rëndë në Cërrik, makina përplas për vdekje 60-vjeçarin

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku si pasojë ka ndërruar jetë një person.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, aksidenti ka ndodhur në zonën e Cërrikut, ndërsa viktima është identifikuar si Tomor Kasa, 60 vjeç.

Ndaj shtetasit Shtetasi Ervis Hysa është marrë masa e arrestit, ndërsa në vendngjarje kanë shkaur forcat e policisë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.  

Njoftimi i policisë:

Aksidentoi një 60-vjeçar, me pasojë vdekjen, dhe u largua menjëherë nga vendi i aksidentit, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga, brenda pak minutash, autori i dyshuar.

Rreth orës 19:00, në lagjen nr. 3, Cërrik, një automjet aksidentoi me pasojë vdekjen, shtetasin T. K., rreth 60 vjeç, banues në Cërrik, dhe u largua menjëherë nga vendi i aksidentit.

Falë veprimeve të shpejta dhe të mirëkoordinuara policore, është bërë i mundur identifikimi, kapja e menjëhershme dhe shoqërimi në ambientet e DVP Elbasan, i shtetasit E. H., 35 vjeç, banues në Cërrik, si autor i dyshuar i këtij aksidenti. Ndaj 35-vjeçarit do të kryhen veprimet e mëtejshme procedurale në lidhje me këtë ngjarje.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy