Mali i Zi regjistroi viktimën e parë nga koronavirusi, sipas transmetuesit shtetëror, RTCG.
TCG njoftoi se viktima, 65 vjeç, vdiq menjëherë dje në darkë, pas mbërritjes në një spital në Podgoricë.
Sipas transmetuesit, ai kishte udhëtuar më parë në Serbi.
Aktualisht në vend, 22 persona rezultuan pozitivë ndaj COVID-19, sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusi.
Autoritetet njoftuan se 5 500 qytetarë të tjerë të dyshuar me koronavirus ishin nën vëzhgim.



