Në kërkim ndërkombëtar për drogë/ Arrestohet 59-vjeçari spanjoll në Durrës

Në kërkim ndërkombëtar për drogë/ Arrestohet 59-vjeçari spanjoll në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar një 59-vjeçar spanjoll të shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë nga autoritet spanjolle për të cilën ishte dënuar 6 vite burg.

Sipas njoftimit të policisë i arrestuari është Roberto Bosco.

Durrës

Policia Kufitare Durrës, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, finalizoi operacionin e koduar “Porta”.   

Gjatë operacionit është arrestuar, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasi italian Roberto Basco, 59 vjeç.   

 Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Provinciale e Madridit, Spanjë, me vendimin e datës 19.09.2019, e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi  i lëndëve narkotike", parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës. Nga dënimi i kanë mbetur për të kryer 1 vit e 5 muaj burgim. 

Më datë 26.02.2019, në aeroportin e Madridit, në valixhet e shtetasit Roberto Basco, janë gjetur 7 pako me lëndë narkotike kokainë (me peshë totale rreth 5.6 kg), që i kishte sjellë nga Kolumbia, me qëllim shitjen.  

  Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Spanjë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy