U kap me 522 mijë € të padeklaruara në autobus/ Gjykata e Durrësit lë në burg Elidon Çelën

U kap me 522 mijë € të padeklaruara në autobus/ Gjykata e Durrësit lë në burg Elidon Çelën

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën arrest me burg për shoferin e autobusit ku u gjetën 522 mijë euro të padeklarauara.

Ndërsa, D. K., 36 vjeç, banues në Tiranë dhe A. C., 32 vjeç, banues në Elbasan, ndihmësit e drejtuesit të autobusit të cilët u arrestuan në datën 21 tetor, janë lënë të lirë. Gjykata ka vendosur masën “Detyrim paraqitje.”

Katër ditë më parë autoritetet bënë me dije se eurot ishin fshehur në pjesën e sipërme të autobusit të linjës Bari-Durrës në 6 qese plastmasi.

Gjithashtu kishte dhe mallra të kontrabanduara (kafe, cigare, pije alkoolike, ilaçe, karroca për fëmijë, elektroshtëpiake dhe veshmbathje).

Ditën e djeshme u zbardh dëshmia e shoferit Elidon Çela. Ky i fundit ka thënë se paratë janë si pasojë e bizneseve dhe kursimeve familjare. Ai ishte shoferi dhe pronari i autobusit.

Arrestimi i personave u bë nga policia doganore në portin e Durrësit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy