Koronavirusi/ Ambasadorja Kim: Nxisim qytetarët amerikanë të planifikojnë kthimin e menjëhershëm në SHBA

Koronavirusi/ Ambasadorja Kim: Nxisim qytetarët amerikanë të planifikojnë kthimin e menjëhershëm në SHBA

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë, Yuri Kim u bëri thirrje qytetarëve amerikanë që ndodhen në vendin tonë, që nëse duan të kthehen në SHBA-që të planifikojnë kthimin e menjëhershëm.

“Ndërsa vijojmë luftën kundër Covid-19, Presidenti Trum dhe Sekretari i Shtetit, Pompeo e kanë bërë të qatë se prioriteti kryesor i ambasadave e konsullatave amerikane në mbarë botën është të mbrojmë dhe mbështesim qytetarët tanë. Dua të përsëris këshillën e Departamentit të Shtetit: Me kufijtë duke u mbyllur dhe fluturimet ndërkombëtare duke u pakësuar, ne nxisim qytetarët amerikane që të planifikojnë kthimin e menjëhershëm në SHBA, përveç rasteve kur jeni të përgatitur për të qëndruar jashtë Shteteve të Bashkuara për një kohë të pacaktuar”, ishte mesazhi që përcolli ambasadorja Kim.

Ambasada, tha ajo, e ka publikuar këtë këshillë disa herë dhe unë doja pesonalisht të tërhiqja vëmendjen tuaj mbi të.

“Ky është një njoftim këshillues, jo një urdhër. Dua të sigurohem se i keni lexuar njoftimet e Departamentit të Shtetit dhe e kuptoni se nëse doni të ktheheni në SHBA duhet të veproni tani para se të mbyllet mundësia e fluturimeve. Siç e dini të gjithë, kufijtë tokësorë shqiptarë janë të mbyllur. Ka vetëm një fluturim komercial që niset nga Shqipëria drejt Stambollit, nga ku mund të merrni fluturime për në SHBA”, u shpreh më tej ambasadorja Kim.

Nëse jeni një qytetar amerikan, i cili nuk dëshiron të qëndrojë në Shqipëri për një kohë të pacaktuar, tha Kim, ju nxisim të kontaktoni menjëherë Air Albania për të prerë biletën.

“Dua tu siguroj se stafi i Ambasadës do të vazhdojë të punojë pa ndërprerje për t’i ofruar qytetarëve amerikanë në Shqipëri informacion të përditësuar dhe mbështetje. Nëse keni nevojë për ndihmë ju mund të na telefononi. Ju jeni prioriteti ynë kryesor dhe në do të vijojmë të jemi këtu për ju”, deklaroi Kim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy