I mori 2 mijë euro një gruaje përmes mashtrimit, arrestohet 55-vjeçari në Gjirokastër

I mori 2 mijë euro një gruaje përmes mashtrimit, arrestohet 55-vjeçari në Gjirokastër

Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës, pasi akuzohet se përmes mashtrimit i ka marrë një shumë prej 2 mijë eurosh një gruaje.

Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Tiranë në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Gjirokastër kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim F. K., 55 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se ky shtetas, më datë 13.09.2023, ka përfituar 2000 euro nga një shtetase 63 vjeçe, duke e mashtruar në komunikimet në rrjetet sociale.

Vijon puna hetimore për identifikimin e shtetasve të përfshirë në këtë rast mashtrimi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy