Një person në Tropojë “kthen përmbys” shtëpinë, godet dhe policin

Një person në Tropojë “kthen përmbys” shtëpinë, godet dhe policin

Një person në Tropojë ka “kthyer përmbys” shtëpinë e tij, duke kryer veprime të pakontrolluara.

Mëngjesin e sotëm, policia ka marrë njoftim se në fshatin Koçanaj, shtetasi E. V., 45 vjeç, me sëmundje mendore, po shkatërronte orenditë në banesën e tij.  

Shërbimet e policisë janë nisur menjëherë në adresën e dhënë, për të neutralizuar shtetasin E. V. Gjatë rrugës, shërbimet e policisë kanë konstatuar shtetasin E. V., duke ecur me këmbë dhe kanë ndaluar për ta shoqëruar.

Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të policisë, shtetasi E. V. ka goditur me grusht, në fytyrë, punonjësin e Policisë A. M., me detyrë SPZ.  

Punonjësi i policisë po merr mjekim në spitalin e Kukësit, ndërsa shtetasi E. V., pas mjekimit në spitalin e Tropojës, është dërguar në Spitalin Psikiatrik Shkodër.

Lidhur me këtë rast materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për vlerësim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy