Shpërndanin heroinë në Durrës, arrestohet një 39-vjeçar, një tjetër në kërkim

Shpërndanin heroinë në Durrës, arrestohet një 39-vjeçar, një tjetër në kërkim

Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, ndërsa një 30-vjeçar është shpallur në kërkim.

Personat në fjalë akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike. Në pranga ka rënë J. I., 39 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. V., 30 vjeç, të dy banues në Durrës.

Njoftimi i plotë:

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas që posedonte dhe shpërndante lëndën narkotike, shpallet në kërkim një tjetër.

Sekuestrohen doza me lëndë narkotike heroinë.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave në doza të vogla dhe kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin:

J. I., 39 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. V., 30 vjeç, të dy banues në Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi në afërsi të një lokali në rrugën "Aleksandër Goga" shtetasi J. I., është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke tentuar të heqë lëndën narkotike prej 12 porcionesh e llojit heroinë, në vëndin ku ishte fshehur nga shtetasi A. V.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 12 porcione lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe 1 aparatë celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale "Prodhim dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy