Gazetari Arsen Rusta bën me dije në MCN Live se kontrolli i agjentëve të BKH-së në banesën e kryebashkiakut Erion Veliaj është bërë me dispozitiv gjykate, jo me vendimin e plotë.
“Oficerët e BKH s’kanë pasur një vendim nga fillimi në fund, por kanë patur një dispozitiv gjykate, është faqja e fundit e vendimit, ku thuhet gjykata vendosi kryerjen e kontrollit të banesës, sekuestron e telefonit, me emrin e gjyqtares, sekretarisë gjyqësore dhe datën e vendimit. Por përmbajtja e vendimit është e ndryshme, ka rrethanat e faktit penal, dyshimet e faktit penal, elementët, personat e dyshuar. Burimet kanë sqaruar se kjo është bërë për të ruajtur sekretin hetimor, pasi është një çështje në zhvillim e sipër. Juristët e dinë që dispozitivi ka vlerë juridike, por s’është në vetvete një vendim, është një shkurtim vendimi. Kjo s’e bën të paligjshme, apo të ketë pikëpyetje, pasi në vetvete dispozitivi e ka vlerën e vendimit".



